Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Berisha reagon ashpër: Tradhtar i urryer! More...

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Berisha reagon ashpër: Tradhtar i urryer! More këtë hap me urdhër të Vuçiç

213
0
Shares

Një reagim shumë të ashpër ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me padinë që Edi Rama ngriti ndaj Ramush Haradinajt.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shpërthen në fyerje ndaj Ramës, duke e cilësuar tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare.

Sipas tij, Rama e mori këtë hap me urdhër të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe se padia është e urdhëruar nga Beogradi. Ish-kryeministri kujton se padia erdhi në një ditë me përkujtimin e gjenocidit serb në Reçak.

POSTIMI I PLOTE

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhtari padit me urdhër të padronit të tij kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj! Miq, bir xhelati, tradhtar i urryer për mbarë kombin për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar, armik i egër dhe urrejtës i papërmbajtur i qenies kombëtare shqiptare, monstra që është vërsulur si lopë e çmendur t’i shkatërrojë kombit çdo arritje të tij, Kosovën e lirë dhe të pavarur, projektin e integrimit europian, t’iu vrasë shqiptarëve shpresën dhe të spastroje etnikisht Shqipërinë, dorëzoi sot në Prishtinë padinë kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhtari mori këtë hap që turpëron vetë turpin njerëzor me urdhër të padronit të tij Vuçiç pasi ky i fundit, në një akt kriminal paditi në Hagë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdhëruar nga Beogradi është akti më i fundit në serine e akteve të tradhtisë kombëtare që ka ndërmarrë Edvin Kristaq Tradhtari ndaj Kosovës së pavarur, integritetit territorial, sovranitet të saj si dhe pasi i futi thikën pas shpine Kosovës me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve që ndërmori nga Tirana, me gjuhe rrugaçi kundër z.Haradinaj, të pashembullta që nga koha e Luftës së Ftohtë dhe të diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, që shqiptarët kudo që janë, përveç Esad Toptanit të ri që heshti si fija e barit, u përulën me nderimin më të thellë para viktimave të genocidit serb në Reçak, Vuçiç, për të zhurmuar mesazhin për drejtësi të viktimave të barbarisë serbe në Reçak, urdhëroi Edvin Kristaq tradhtarin që me urgjencë të dorëzonte dhe njoftonte padinë e turpit dhe tradhtisë kombëtare në Prishtinë kundër kryeministrit të Kosovës!

Miq, çdo orë që kalon duke mbajtur këtë tradhtar në krye të narkoqeverisë është një poshtërim i madh për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, për Shqipërinë dhe Kosovën. sb

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY