TERMETI/ Pse nuk ka hetuar ne Tirane prokuroria, cfare thane per carjen...

TERMETI/ Pse nuk ka hetuar ne Tirane prokuroria, cfare thane per carjen e murit te Keyeministrise

163
0
Shares

Prokuroret e Tiranes jane gozhduar sot nga gazetaret ne lidhje me faktin se pse nuk ka te hetuar nga bashkia e Tiranes ne lidhje me demet nga trrmeti.

Prokuroret kane thene se nuk kane dijeni per demtimin e kryeministrise nderkohe qe demet e saj jane te dukshme dhe te shtrira ne te gjitha katet per shkak te nderhyrjeve ne katin e pare, nxitur nga keshilltaret e Rames.

Drejtuesja e prokurorise se Tiranes, Elisabeta Imeraj shpjegoi se hetimi nuk ishte përqendruar vetëm në zonat periferike të kryeqytetit, Kasharit, Vorës dhe Farkës, ku deri tani sipas saj ishin siguruar prova të plota për të krijuar dyshimin e arsyeshëm për arrestimet e bëra. Ajo tha se hetimi ka një shtrirje për të gjitha ndërtesat në Tiranë të cilat janë konstatuar të pabanueshme, por pa dhënë detaje për këtë pjesë të verifikimit.

E pyetur nga BIRN për mungesën e rezultateve të hetimit për pjesën qendrore të bashkisë së Tiranës, Imeraj tha se  hetimi vazhdonte për çdo ndërtesë edhe në qendër edhe në periferi.

“Është konkluduar vetëm për atë pjesë që kemi akte ekspertimi. Presim aktet për pjesën tjetër dhe do veprohet në të njëjtën mënyrë”, shpjegoi Imeraj.

Interesimit të BIRN lidhur me indetifikimin e përgjegjësve për dëmtimet në pallatin nr.159 në Kombinat, ku sipas banorëve pasojat kanë ardhur nga ndërhyrja e kryer nga Bashkia e Tiranës në katin e parë për të ndërtuar një qendër për të moshuarit, Imeraj u përgjigj se edhe ky pallat ishte objekt hetim, por se pritej ende ekspertiza.

Ndërkohë, prokurori Erion Imeraj nënvizoi se hetimet ishin përqendruar në zonat periferike të bashkisë sepse dëmtimet atje kanë qenë më të mëdha.

“Përsa i përket hetimeve ato janë shtrirë në zonën e Vorës, Kasharit dhe të Farkës, ku dëmtimet kanë qenë më të mëdha nga tërmeti,” tha ai.

Deklarata e prokurorit eshte e diskutueshme per shkak se prokuroria ende nuk ka ekspertizat e Tiranes. Demet ne qytetin e Tiranes jane shume te medha nderkohe ka shume denoncime dhe padi penale per nderhyrje ne katet e para qe nuk jane shqyrtuar kurre nga prokuroria.

“Po vazhdon hetimi në njësinë administrative të Dajtit dhe në Bashkinë e Kamzës dhe njësi të tjera administrative të cilat janë evidentuar me probleme në ndërtim ose qoftë edhe me sinjalizim nga shtetasit e ndryshëm që kanë pësuar dëmtime në objekte”, shtoi Imeraj.

Ai ju shmang pyetjes së gazetarëve nëse po hetohej për zyrtarë të Bashkisë së Tiranës lidhur me pasojat e sjella prej tërmetit në zonën qendrore të bashkisë e cila është drejtuar ndër vite nga kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

“Ky është një informacion që nuk mund ta japim në këtë moment,” tha Imeraj.

“Deri tani personat të cilëve u kemi atribuar faktet penale, janë personat e ndaluar, persona të tjerë nëse ka ose do ketë, nuk është momenti”, shtoi Imeraj, ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni që të ishte dëmtuar edhe godina e Kryeministrisë.

Ndertesa e qeverise ka dy carje te medha te thella ne tere lartesine nderkohe qe gjithe muri ka carje te tjera diagonale qe rrezikon te zere kalimtaret e shumte. Droni.al ka raportuar per demet nderkohe qe burime nga stafi i kryeministrise kane thene se shkak jane nderhyrjet ne katin e pate ku jane hequr muret ndarese dhe mbeshtetese.

Qeveria ia doli te bllokonte ne internet lajmin permes raportimeve anonime dhe kompanise se censures qe kujdeset per imaHin e qeverise ne internet dhe rrjete sociale.

Prokuroria nderkohe mund te filloje hetime edhe kryesisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY