Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë informon se avioni që është parë të fluturojë mbi Bazën Ajrore të Gjadrit ka qenë pjesë e një stërvitjeje të një vendi aleat.
“Avioni ushtarak tip c-130J pjesë e një stërvitjeje të një vendi aleat, ka hyrë në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë në Gjirokastër në orën 13:15, ka fluturuar deri në Shkodër, dhe më pas është kthyer për të dalë nga hapësira jonë ajrore në Korçë, në orën 14:54.
Kjo stërvitje e aleatëve do të vijojë deri në mesin e muajit nëntor. Shtabi i Përgjithshëm i siguron qytetarët mbi ligjshmërinë e këtyre lëvizjeve dhe kërkon mirëkuptimin e tyre pasi vendi ynë tashmë është një rajon gjithnjë e më i preferuar për stërvitje nga aleatët”, thuhet ne njoftim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/