Masakra e Raçakut/Berisha ka një thirrje për vendet e lira, mesazhi për...

Masakra e Raçakut/Berisha ka një thirrje për vendet e lira, mesazhi për kryeministrin Rama

107
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar se fundi, me një shënim në facebook duke përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Raçakut.

Ish-kryeministri iu bën thirrje me kete rast vendeve të lira të vendosin para drejtësisë autorët, porositësit dhe organizatorët e kësaj masakre si dhe ata që mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Raçakut dhe mbarë Kosovës.

Miq, ne janar te vitit 1999 grupe terroriste te armatosura serbe kryen ne Fshatin Raçak te Kosoves nje nga krimet me te shemtuara, masakrat me horror pas asaj te Srebenices.Ata vrane, theren, masakruan ne nje nate 45 gra, femije, burra shqiptar te ketij fshati. Viktimat e pafajshme te Raçakut u shnderruan ne apelin e fuqishem te shqiptareve te Kosoves ne klithmen dhe kushtrimin e te reneve nga barbarite serbe per vendet e lira dhe mbare boten. Masakra e Raçakut i deshmoi njerezimit fytyren mizore te Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit te tij barbar.

Duke u perulur sot para viktimave te kesaj masakre te epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bej thirrje vendeve te lira te vendosin para drejtesise autoret, porositesit dhe organizatoret e kesaj masakre si dhe ata qe mohojne krimin monstruoz ndaj banoreve te Raçakut dhe mbare Kosoves.

Sonte duke ndare dhimbjen e thelle me familjet dhe te afermit e viktimave te masakres se Raçakut, denoj qendrimin tradhetar antikombetar te Zografit Bis qe ka shnderruar Shqiperine ne vend vasal te Beogradit. Nderim perjete viktimave te Raçakut”,-mbyll reagimin e tij Berisha.

Kujtojme se per kete dite, pati ceremoni zyrtare ne Kosove, ku prezent ishte dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY