Cakaj shpjegon arsyen e dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria

Cakaj shpjegon arsyen e dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria

108
0
Shares

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhene motivet e dëbimit të dy përfaqësuesve diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Ata janë shpallur persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY