Sarandë, sekuestrohen 8 thasë me kanabis në një makinë

Sarandë, sekuestrohen 8 thasë me kanabis në një makinë

50
0
Shares

Policia e Sarandës ka sekuestruar 56 kilogramë kanabis sativa në një automjet të vendosur në tetëthasë sintetikë, ndërsa në pranga ra drejtuesi i mjetit, Mufit Hoxha. “Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët e policisë së Sarandës kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, i cili drejtohej nga shtetasi i mësipërm dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 kg e llojit Cannabis Sattiva (8 thasë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit Mufit Hoxha, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY