DETAJE/Sekuestrohen mijëra euro në kufi me Greqinë, shqiptari dhe bullgarja nuk i...

DETAJE/Sekuestrohen mijëra euro në kufi me Greqinë, shqiptari dhe bullgarja nuk i deklaruan

145
0
Shares
Policia ka dhene serish informacione lidhur me kontrollet e imtësishme të mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sipas informacioneve, janë sekuestruar nga Policia Kufitare  në Kapshticë 25000 euro. Procedohen penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi.
Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare,
shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë,
përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre”,-informon policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.
Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë flluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.
DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY