Krimi horror në Mallakastër, bashkëshorti i viktimës tregon detajet: Autorët e dinin...

Krimi horror në Mallakastër, bashkëshorti i viktimës tregon detajet: Autorët e dinin që kishim para. Ç’më tha në telefonatën e fundit

231
0
Shares

Në një rrëfimi ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i të ndjerës Drita Saliaj, e masakruar në fshatin Gjerës të Mallakastrës, tregon detaje tronditëse për krimin makabër.

Duke u ndalur te momenti më i vështirë i ngjarjes, përdhunimi i 50-vjeçares para se të mbytej dhe të hidhej në rezervuar nga tre të rinj, Hair Saliaj tha se janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa e cilësoi këtë si ngjarjen më të rëndë në rajon. regon si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Gjithashtu, ai tregon dhe si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani, dhe më thotë ‘më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentisht, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda’. Shkoj te avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14:45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuarit, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Flitet për para?

Kisha shitur gjë të gjallë, një lopë e thera, shita edhe vica, rreth 4 mln lekë. i depozitova në bankë, nuk mbaja kurrë lekë në shtëpi.

Ishin në dijeni autorët ?
Po ishin në dijeni të gjithë, fshati është i vogël, të gjithë e marrin vesh shpejt. Në komedinë, ka gjetur edhe kartën e bankës, Drita ka pretenduar deri në momentin e fundit që paratë janë në bankë.

Të është thënë e vërteta që në fillim?
Detajet më të rëndësishme i mora vetëm kur erdha në shtëpi. Kurse që ishte e humbur e mora vesh, në fillim mendova ndonjë helmim ushqimi dhe ka vdekur brenda.

Telefonata e fundit ?
Me 5 janar, e kam marr në telefon pasdite si zakonisht, pasi ishim të lirë nga puna. I thash kam edhe dy javë punë të rri apo jo ? Rri më tha vetëm fol me çunat, ky ishte momenti.

Çfarë kanë parë në shtëpi policia?

Është dorëzuar i pari djali i djalit të xhaxhait tim. Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02:30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokurorisë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim. Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutisht çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat, teshat. Janë gjetur dy filxhanë kafeje dhe gota rakie, është pirë shumë duhan. Janë gjetur edhe pjata, por nuk dihet nëse iu ka dhënë për të ngrënë. Gjithçka përmbys.

Çfarë iu ka bërë tjetër përshtypje?

Edhe lart në tavan kanë hyrë, por aty nuk është gjetur asgjë, pasi nuk ka pasur gjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY