Bashkëpronarja dhe dy punonjëset mbetën të plagosura pasi bombola e gazit në byrektore shpërtheu mëngjesin e sotëm në Yzberisht, për arsye ende të pazbuluara.
Sipas informacioneve te marra, mësohet se punonjësja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.
Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/