Një person përfundon në spital në Shkodër, zbardhet sherri i nisur pas...

Një person përfundon në spital në Shkodër, zbardhet sherri i nisur pas një ndërtimi pa leje

103
0
Shares

Sherri i nisur pas një ndërtimi pa leje, prej një muaji, ka bërë që një person të përfundojë në spital me plagë pas dhunës fizike që ka ushtruar mbi të një 59-vjeçar.

Burimet e policisë bëjnë me dije se i lënduari dhe një grua, kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Ky i fundit, nuk është ndalur me kaq dhe dje ka bërë për spital shtetasin A. B.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale ‘Vetëgjyqësia’ ‘Kanosja’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY