“Dita më e lumtur e karrierës”, Alketa mes lotësh njofton se do...

“Dita më e lumtur e karrierës”, Alketa mes lotësh njofton se do të prezantojë Sanremon

147
0
Shares

Fat të madh për Alketa Vejsiun. Moderatorja eshte një nga emrat që do të prezantojë Festivalin e Sanremos këtë vit. Lajmin e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka shkruar se kjo është dita më e lumtur e jetës së saj.

Ajo bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera do drejtojnë këtë vit festivalin prestizgjioz italian në krah të Amadeus.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram. Kujtojmë se Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY