Kreu i PR, Fatmir Mediu zhvilloi nje takim per me shume se 30 minuta me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Donald Lu.
“Të vazhdojmë dialogun, për të mirën e vendit. Nëse duam të mirën e vendit ka ende hapësirë për dialog”, deklaroi Mediu pas takimit.
Ai theksoi se takimi me ambasadorin Lu nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Rruga më e arsyeshme është që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë”, tha Media.
Dje, Mediu u pa në një kafe për më shumë se një orë me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci, por pas takimit tha se nuk kishte biseda për krizën.
Kreu i PR, Fatmir mediu sapo ëhtë kthyer nga SHBA ku kryer takime me zyrtare të administratës amerikane si dhe me përfaqësues në Kongres dhe Senat.
Edhe deputeti i PD, Gert Bogdani deklaroi se opozita mund te futet ne zgjedhje edhe ne 16 korrik nese plotesohen standardet.
“Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike. Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet”, tha Bogdani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/