16-vjeçarja në Vlorë humbet ndjenjat dhe rrëzohet në tokë, ja historia prekëse...

16-vjeçarja në Vlorë humbet ndjenjat dhe rrëzohet në tokë, ja historia prekëse e saj

53
0
Shares

Një vajzë 16-vjeçare në Vlorë ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Kjo bëhet me dije nga gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti, i cili shkruan se vajza ka një histori të trishtë. Ajo vuan nga zemra, por s’ka lekë për ilaçet.

“Lajmëruam menjëherë ambulancën ku iu dha ndihma duke u shoqëruar në spital. Përpara se të mbërrinte ambulanca, vajza u shpreh se ishte diagnostikuar disa kohe më parë me probleme në zemër por nuk arrinte dot të paguante ilaçet pasi familja ishte e varfër. Kishte frikë të dilte në media pasi sipas saj mund të kishte i ati probleme pune dhe në respekt po publikojmë vetëm këtë fotografi me lejen e saj ….

Kush ka mundësi të ndihmojë të paktën fëmijët me probleme shëndetësore për të siguruar medikamentet kudo që ata janë”, shkruan gazetari duke bërë apel që fëmijët e tillë të ndihmohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY