Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare akademiku prof. Dr. Alfred Uҫi

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare akademiku prof. Dr. Alfred Uҫi

47
0
Shares

Akademia e Shkencave ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare akademiku Alfred Uçi. Profesor Alfred Uçi vdiq sot në mëngjes pas një sëmundje që vuante prej disa kohësh. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të filozofisë, estetikës dhe të mbarë kulturës shqiptare”,thuhet në njoftimin e Akademisë. Ceremonitë në nderim të akademikut do të mbahen ditën e enjte, datë 27 tetor 2016, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY