Balla, presion gjyqtarëve dhe prokurorëve: Kjo është guida që duhet ndjekur kundër...

Balla, presion gjyqtarëve dhe prokurorëve: Kjo është guida që duhet ndjekur kundër Bashës

107
0
Shares

Në një mënyrë të papritur kreu i grupit Parlamentar të PS-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla shpërtheu në kërcënime ndaj prokurorëv edhe gjyqtarit që mbylli cështjen në ngarkim të Bashës në lidhje me dyshimin për falsifikim të formularëve të KQZ për financimin partive politike.

 

Balla u ka kujtuar gjyqtarit dhe prokurorëve se ende nuk kanë kryer vetingun duke lënë të kuptohet se PS ka shteg për të ndërhyrë në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga KPK dhe KPA.

Ndërkohë në mënyrë të panjohur më parë ai i ka kërkuar prokurorëve se cfarë duhet të bëjnë në mënyrë që cështja të kthehet sërish dhe të arrihet deri te denimi i kreut të opozitës.

 

Deklarata e Ballës:

 

Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim.

Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë. /Droni.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY