Bardhi me mesazh të qartë nga Dibra: Të ndëshkohen krimet elektorale, prokuroria...

Bardhi me mesazh të qartë nga Dibra: Të ndëshkohen krimet elektorale, prokuroria mos të fshihet më

71
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi pas nje takimi me strukturat në qarkun e Dibrës, ka perseritur thirrjen e tij lidhur me krimet elektorale të cilat duhen te ndeshkohen.

Bardhi ka një kërkesë për prokurorinë, e cila sipas tij nuk duhet të fshihet më.

Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve të PD Dibër, Bulqize me banorët e qarkut Dibër, Bardhi ritheksoi se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

“Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri.

Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më”,- ka thene Bardhi pas takimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY