U vetëlidh me litar dhe sajoi grabitjen, lirohet Dalina Azuni

U vetëlidh me litar dhe sajoi grabitjen, lirohet Dalina Azuni

46
0
Shares

Është liruar me urdhër të prokurorit Dalina Azuni, e akuzuar për kallëzim të rremë. 29-vjeçarja banuese në Pinet të Ndroqit, u arrestuar nga komisariati nr. 6 i kryeqytetit pasi sajoi një grabitje, duke u vetëlidhur në banesën e saj.

Ajo ndodhej vetëm në banesë kur ka lajmëruar të afërmit dhe policinë në numrin e emergjencave 112, se një person kishte hyrë në shtëpi dhe kishte arritur të merrte prej andej shumën pre 65 mijë lekësh, shkruan Top-Channel. Pas hetimeve paraprake, kontrolleve të ushtruara dhe dyshimit mbi dëshminë e gruas, policia gjeti shumën e parave të fshehura në një dhomë tjetër të banesës.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim, por vetëm mosmarrëveshje mes tyre. 29-vjeçarja tashmë akuzohet për kallëzim të rremë dhe njoftim i rremë në organet e rendit publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY