Shqiptari dhe greku të akuzuar për vrasjen e studentes greke, gjyqi nis...

Shqiptari dhe greku të akuzuar për vrasjen e studentes greke, gjyqi nis me prindërit e viktimës: Po shohim vrasësit brutalë të vajzës

134
0
Shares

Pas një viti e pak, ka nisur sot procesi gjyqësor për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, për të cilën është akuzuar dhe një i ri shqiptar. Kjo ishte përballja e parë e prindërve të studentes me dy të akuzuarit për vrasjen e saj, përkatësisht shqiptari Aleksandër Luca dhe greku Manolis Koukouras.

Prindërit i kërkuan gjykatës që t’i dënojë me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe torturat që i kanë shkaktuar vajzës së tyre përpara se ta dërgonin në vdekje.

“Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj” thotë nëna e studentes greke.

Zyrtarë të portit, banorë vendas që gjetën viktimën, një mik i Elenit dhe të afërm të të akuzuarve, do të dëshmojnë në gjykatë sipas mediave greke.

Të dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie. Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydallou për gjykim. Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë janë vrasje dhe përdhunim në grup.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY