VIDEO/Inaugurohet reparti i ri i RENEA-s, Rama dhe Soreca ndjekin nga afër...

VIDEO/Inaugurohet reparti i ri i RENEA-s, Rama dhe Soreca ndjekin nga afër aksionin me breshëri armësh

404
0
Shares

Në 107- vjetorin e krimit të Policisë së Shtetit, forcat elitë të saj RENEA do të kenë një repart të ri. Godina e re bashkëkohore, e vendosur tashmë në Yzbersiht u inaugurua nga kryeministri Edi Rama, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Ministri i Bredshëm Sandër Lleshaj dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në ceremoninë e inagurimit të godinës, kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se finalizimi i projektit të selisë qëndrore të RENEA-s ka kushtuar 10 milion euro, nga të cilat 6 mln euro financim nga buxheti i shtetit dhe 4 mln euro nga BE.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, garantoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e sigurisë, ku vetëm gjatë dy viteve të ardhshme pritet të akordojë edhe 15 mln euro të tjera.

Nderkohe, të pranishmit në ceremoninë e inagurimit të repartit të ri RENEA në Yzberisht patën mundësinë të ndiqnin nje show të demostrimit të veprimeve nga efektivët e forcës elitare të policisë së shtetit në një situatë.

Bëhej fjalë pikërisht ndërhyrjen taktike për ndalimin e 2 personave të rrezikshëm dhe të armatosur. E gjithë fusha qëndrore e repartit, u kthye në një fushë beteje.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1232237036973665/

Nderkohe, kryeministri shfrytezoi kete rast per te bere dhe paralajmerimet e tij lidhur me ligjet qe ka menduar se do te miratoje per te ndalur krimin e organizuar.

Gjatë fjalës së mbajtur sot në këtë aktivitet, kryeministri Rama theksoi se viti 2020 është përcaktuar si vit kyc për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY