Një sasi kanabisi e paketuar u zbulua sot në det nga policia kufitare. Gjatë patrullimit të vijës Bregdetare, më datë 01.05.2017, rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës, Kavajë u pane disa pako.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka konstatuar mbi siperfaqen e ujit pesë pako të mbeshtjella me natriban.
Në brendësi të këtyre pakove janë gjendur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 152.7 kg, me lëndë të dyshuar narkotille e llojt Cannabis Sattiva, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve .
Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, per veprën penale të “Trafikimi i narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/