Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta pas konstatimeve se Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit vendosi konfirmimin e tij në detyrë.
Sipas trupës vlerësuese deklaroi se Merkaj ka dalë i pastër nga hetimet në bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/