Avionët në Rinas fluturuan sonte pas gati 4 orësh kaos. Nga ora 18.00 deri 21.45 asnjë avion nuk është nisur.
Shkak ka qene mjegulla e dendur që ka pushtuar zonën e Rinasit dhe ka bëre që linja si ajo e Athinës apo Londra të mbeten në pistë.
“Kemi 4 ore këtu dhe ndërkohe kemi humbur korespondencën” – njoftoi për Lapsi.al një udhëtar i British.
Vetëm afër orës 22.00 ka mundur të zbresë avioni i Turkish Airlines.
“Unë kam 15 vjet këtu dhe nuk kam parë një mjegull si kjo” – tha për lapsi.al një punonjës i aeroportit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...