Deklarata tronditëse e Bashës: Ne dimë se çfarë kanë bërë edhe 15...

Deklarata tronditëse e Bashës: Ne dimë se çfarë kanë bërë edhe 15 kryetarë të tjerë bashkish

616
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se PD po përgadit dosje për 15 kryebashkiakë të tjerë të lidhur me krimin. Basha e bëri deklaratën e tij gjatë një interviste për abcnews.

“E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqsojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe  nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek. Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera tja drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur ska ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër. Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë se procesi i 30 qershorit, përveçse jo kushtetues dhe ilegjitim është një provë më shumë e penetrimit dhe depërtimit total të trafikantëve të drogës, të trafikantëve të vajzave dhe grave shqiptare dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar në skalionet më të larta të kupolës së Edi Ramës”, tha kreu i PD.

Emrat e kryebashkiakëv me precedent penal sipas Bashës do të duhet të shkundin edhe vetë Partinë Socialiste e cila sipas kryedemokratit tashmë identifikohet me krimin.

“Është një thirrje për Partinë Socialiste për tu shkundur dhe për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të europës, një nga partitë më të kriminalizuara të globit. Është interes kombëtar edhe për Partinë Demokratike dekriminalizimi i shpejtë i politikës dhe dekriminalizimi i Partisë Socialiste”, tha Basha.

Emergjencën e sheh te lidhja e krimit me politikën, ndërkohë që shprehet i hapur që qytetarët të jenë ata që do të zgjedhin sistemin zgjedhor.

“Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndërshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë”, theksoi ai për abcnews.

Partia Demokratike ka publikuar dokumentin e dënimit në Greqi të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj ndërkohë që të tjerë emra të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit po vëzhgohen dhe hetohen nga ekspertët ligjorë të selisë blu për të kaluarën e tyre kriminale./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY