Ministri Sandër Lleshaj bën deklaratën e papritur: Zgjedhjet i kemi fare afër

Ministri Sandër Lleshaj bën deklaratën e papritur: Zgjedhjet i kemi fare afër

171
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha sot se zgjedhjet janë fare afër duke zbuluar padashje ndonjë skenar për zgjedhje të parakohshme edhe nga qeveria.

Lleshaj e ka bërë këtë deklaratë pas rezultatit të votimit për kryetar të PS në Lezhë.

“Posti nuk ofron ndonjë meritë, por ka një barrë të madhe, pasi stacioni i ri zgjedhor është shumë afër”, ka thënë Lleshaj ndërsa po komentonte zgjedhjen e kryetarit lokal të PS.

Pas numërimit të votave, fitues ka dalë kryetari aktual i PS në Lezhë. Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

Ndreca kishte përballë drejtorin e Sigurimeve në qytetin e Lezhës Taulant Malshin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “News 24” e “Balkanweb” se nga 254 votues gjithsej, 173 vota kanë qenë për Eduard Ndrecën, 65 për Taulant Malshin dhe 6 vota ishin të pavlefshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY