Ditmir Bushati merr një post të ri

Ditmir Bushati merr një post të ri

135
0
Shares

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar i dërguari i posaçëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, raporton një tv lokal në Tiranë.

Bushati, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm, do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posaçëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.

Bushati kishte një periudhë ftohjeje me Kryeministrin Rama pas zëvëndësimit të tij në krye të diplomacisë. Më se njëherë Bushati është shprehur kundër platformav etë politikës së jashtme ndjekur nga Rama dh qeveria e rilindjes./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY