SKANDALI/Shëndetësia, 25 milionë dollarë prokurime u dhanë pa garë

SKANDALI/Shëndetësia, 25 milionë dollarë prokurime u dhanë pa garë

67
0
Shares

Të paktën 40 për qind të tenderave që ka kryer ministria e Shëndetësisë janë zhvilluar sipas procedurave me negocim të drejtëpërdrejtë ose me një konkurrent të vetëm në garë duke sfiduar ligjin e prokurimit publik që kërkon gara edhe për shuma të vogla prokurimi, shkruan droni.al.

Të dhënat janë publikuar nga Open Data Albania përmes të cilave konstatohet se buxheti për shërbime dhe blerje prej gati 55 milionë dollarësh ka njohur shkelje ligjore në gjysmën e tij.

Përmes procedurës Negocim i Drejtpërdrejtë, procedurë kjo pa garë, janë lidhur kontrata me një vlerë 1.55 miliard Lekë. Kjo vlerë është 24.5% e totalit të Vlerës së Ofertuar, thënë ndryshe Vlerës së Kontratës.

Ndërkohë me konkurrent të vetëm në garë, janë realizuar 1 260 procedura, me vlerë oferte 1.04 miliard Lekë që përkon me 16.5 % të vlerës totale të ofertave.

Gjysmën e parave të përdorura në prokurime kanë shkuar vetëm për dhjetë kompani nga 430 gjithsej, ose thënë ndryshe të paktën 25 milionë dollarë janë marrë vetëm nga dhjetë partnerë të Ministrisë ndërsa 420 kompani të tjera kanë ndarë mes tyre pjesën e mbetur.

Kompania me vlerën më të lartë të kontratave në sektorin shëndetësi për nëntëmujorin e 2016, është kompania Megapharma shpk. Rezultati: 352 kontrata me një vlerë prej 452 milion Lekësh. Ndërkohë që përveç vlerës së shënuar më lart, kjo kompani ka edhe të tjera kontrata, ku ka fituar në bashkime operatorësh me kompani të tjera.

Megapharma shpk pasohet nga kompania Rejsi Farma shpk, ne vend të dytë me 355 milion Lekë të kontraktuara, dhe kompania Devis shpk, vendi i tretë me 313 milion Lekë, vlerë kontratash të nënshkruara.

Autoriteti Prokurues me vlerat më të larta të tenderuara është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ky institucion ka kontraktuar 2.15 miliard Lekë.droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY