Basha: Reforma zgjedhore, prioriteti numër 1. Të mos humbin shansin me Europën

Basha: Reforma zgjedhore, prioriteti numër 1. Të mos humbin shansin me Europën

63
0
Shares

“Zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme”. Kjo ka qenë kërkesa e Kreut t PD, Lulzim Basha gjatë një konference shtypi në Tiranë. Reforma zgjedhore, prioriteti numër 1, ka deklaruar Basha.

Deklarata e Bashës:

Së pari, nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagut, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE dhe për t’i mirëadminsitruar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkkatuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqsisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëdetësisë, të arsimit dhe kudo tjetër. Gjate ditës së djeshme, siç e dini, kam patur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt. Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdrejta nga BE, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë.

Për pagatishmërinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky kryeministër po na mban larg Europës. Kjo nuk është vetëm një fjalë goje, këto janë miliona euro që i humb Shqipëria ditë për ditë, para që taksapaguesit europianë, ua japin vendeve si tonat për të përafëruar edhe më shumë ekonominë, shëndetësinë, arsimin me standardet europiane. Dje, drejtuesit më të lartë europianë, Kryetarja e Komisionit Europian, kryeministri kroat, në emër të Preësidencës së BE-së, kanë shprehur edhe një herë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Në komunikimin tim me ta, të dy personalitete të PPE, ma kanë konfirmuar këtë, në mënyrë, të vazhdueshme dhe jam i lumtur që dje e kanë konfirmuar publikisht, ky është qendrimi PPE, i partisë tonë i PD.

Ne nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar shqiptare, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe çdo sektori tjteër. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, kemi 2 vende mike që marrin presdencën, Kroacia këto 6 muaj dhe Gjermania 6 mujorin e dytë.

Prandaj, prioriteti numëri 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garamci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY