Dita e Republikës, ish-ministri ironizon: Shpresoj që familja mbretërore të ketë përgatitur...

Dita e Republikës, ish-ministri ironizon: Shpresoj që familja mbretërore të ketë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë

70
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në ‘Facebook’ ironizoi se pavarësisht faktit që sot është dita e Republikës, deri më tani nuk është bërë asnjë aktivitet.

Në mesazhin e tij Manjani tha se duhet të ketë një datë zyrtare për të kujtuar këtë ditë. Mes të tjerash ai theksoi se; “Shpresoj që përfaqësues të familjes mbretërore të kenë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë…!”.

Meqë ra fjala, ende sot është dita e Republikës. Nuk ka një ditë tjetër zyrtare për Republikën, siç me të drejtë thotë Luan Rama. Ndaj mbetet kjo që është. Emërtesa e Republikës mund të jetë e ndryshme sipas politikës që sundon, por Republika si formë juridiko- qeverisje, duhet të ketë një datë zyrtare.

E momentit është ende 11 janari. Shpresoj që përfaqësues të familjes mbretërore të kenë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë…! Po që betohen për Republikë e për Kushtetute”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY