FOTO/Virusi i rrallë në Shqipëri, mjeku thirrje: Si trajtohet PF dhe si...

FOTO/Virusi i rrallë në Shqipëri, mjeku thirrje: Si trajtohet PF dhe si të mbroheni në rast kontakti

220
0
Shares

Per te qene me te informuar dhe per t’i paraprirë çdolloj semundje dhe infeksioni ne kete sezon dimri, mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar raste te semundjes dhe ka udhëzuar qytetaret bashke me mjeket sesi duhet te veprojnë.

Vdekja e 3 personave brenda pothuajse në 24 orëve në vend pas paraqitjes në spital fillimisht me simptoma gripale dhe më pas komplikimi në meningit siç ishte dhe rasti i policit 27 vjeçar, ka ngritur alarmin në komunitetin jo vetëm të mjekëve për një përhapje të një virusi të rrezikshëm vdekjeprurës.

Në një postim të tijin në Facebook shoqëruar bashkë me foto ku duken shenjat në lëkurë të një sindrome të rrallë të quajtur Purpurat Fulminante ka sqaruar se si duhet të veprojnë mjekët në të tilla raste, ashtu dhe të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacientin e infektuar.

Mjeku Kalo ka bërë thirrje për të mos bërë panik, por më shumë profesionalizëm ndër bluzat e bardha.

JO PANIK, pak protagonizëm, më shumë informacion tejskashmërisht të saktë si dhe një qëndrim profesionalist e etikor….Në…

Publiée par Tritan Kalo sur Samedi 11 janvier 2020

POSTIMI I PLOTE

JO PANIK, pak protagonizëm, më shumë informacion tejskashmërisht të saktë si dhe një qëndrim profesionalist e etikor….Në ÇDO stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshim në praktikën tonë klinike mjeksore edhe raste të PURPURAVE FULMINANTE (PF), e cila është një sindromë e rallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorrhagjike të lëkurës, që progredon në mënyrë shumë-shumë të shpejtë duke u bashkëshoqëruar nga gjëndje shokale dhe të koagulimit intravaskular të diseminuar/përhapur dhe vdekshmëri të lartë… Ajo mundet të klasifikohet si 1- PF Neonatale, 2- PF Idiopatike ose 3- PF nga Infeksionet akute…..

Një syndromë e tillë nisur nga simptomat karakteristike dyshohet fillimisht klinikisht nga Mjeku qoftë ky Mjek i Familjes, Infeksionit, Neonat apo Pediatër i përgjithshëm, Urgjentist apo Reanimator……Studimet laboratorike janë mjetet primare diagnostike për të qartësuar përfundimisht dyshimet klinike të një PF….. PA MIRËPËRCAKTUAR faktorin etiologjik, NUKU mundet të bëhet fjalë për Miningokoksemi, Penumokoksemi, Stafilokoksemi, etj…. NISUR nga multi-etiologjia e PF të sëmurët DUHET të trajtohen urgjentisht me Antibakterialë/Antibiotikë intravenozë me spektër të gjërë që të përfshijnë disa mikroorganizma si: Neisseria meningitidis, Streptococci sp. (S. pneumonie në veçanti), dhe Staphylococcus aureus Meticilin Rezistent (SAMR)… MIKRORGANIZMAT shkakatë të PF janë: Neisseria meningitidis, Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae, Staphylococcus aureus, Bacillus anthracis, Rickettsia, Infeksionet mykotike ose ato Virale (Varicella, Fruthi dhe Rubeola)……NË MJEKIMIN kompleks emergjent të PF krahas Antibakterialëve/Antibiotikëve nevojiten edhe shumë elementë të tjerë terapeutikë si perfuzione të ndryshme, plazëm e freskët, albuminë humane, antikoagulantë, drogra vazoaktive, etj, etj…

RËNDËSI specifike ka PARANDALIMI i mundësisë së përhapjes së këtyre infeksioneve në personat, që kanë patur kontakte të ngushta me individë të tillë në orët paraprirëse të PF shfaqjes së këtij sindromi, të cilët edhe udhëzohen të marin doza të mirëpërcaktuara të Ciprofloksacinës apo të Rifampicinës (Rifadinës)…..

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY