Në burg mes të fortëve, reagon për herë të parë ‘Zogu i...

Në burg mes të fortëve, reagon për herë të parë ‘Zogu i Tiranës’: Sillen mirë me mua, më quajnë rrushi

172
0
Shares

I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj rrëfen per here te pare 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë ne burg.

Në një intervistë telefonike me gazetaren e “Panorama Plus”, tregon se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm.

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY