Zgjedhja e kryetarit të PS, bëhet për spital rivali në Peqin

Zgjedhja e kryetarit të PS, bëhet për spital rivali në Peqin

141
0
Shares

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Peqin janë shoqëruar me perplasje fizike mes grupeve rivale.
Kryetari i Njësisë Administrative Gjoçaj në Peqin, Bilal Hasa, është konfilktuar me disa persona në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste aty ku diten e sotme u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.

Sherri ka ndodhur pas përfundimit të votimit për kreun e ri të PS.

Kryetari i PS u zgjodh Madrid Sula ku ka qenë prezent edhe vetë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Konflikti mësohet se ka nisur pas ikjes së Ballës. Hasa është qëlluar me shkelma dhe sende të forta nga disa persona me mbiemrin Maçi të cilët dyshoheshin se njiheshin më herët mes tyre, por janë edhe kushërinj të parë me kryetarin e zgjedhur Madrid Sula.

Hasa ka refuzuar fillimisht të dëshmojë për policinë por pas bërjes së rastit publik është detyruar të japë versionin e tij mbi ngjarjen. Aktualisht i lënduari është duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit nga ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për blutë. Policia vijon hetimet për këtë rast ndërsa zyra e shtypit pranë deputetit Taulant Balla ka refuzuar të prononcohet për median pasi ngjarja sipas tyre ka ndodhur jo në ambientet e selisë së PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY