KLSH: Prokuroria nuk bëri asnjë hetim për marrëveshjen me CEZ

KLSH: Prokuroria nuk bëri asnjë hetim për marrëveshjen me CEZ

51
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit këmbëngul se grupi negociator nuk ka bërë transparencë dhe nuk ka të dokumentuar negociatat gjatë zgjidhjes me mirëkuptim të marrëveshjes së CEZ me qeverinë shqiptare
Nisur nga kjo mungese transparence, KLSH arrin në përfundimin se Prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim lidhur me çështjen.
“Prokuroria nuk ka asnjë dokumentacion, nuk ka zhvilluar hetim…”, mësohet të jetë shprehur Bujar Leskaj.
Ky qëndrim ka shkaktuar debate dhe është kundërshtuar nga përfaqësues të mazhoracës.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë rrezoi kërkesën KLSH për rihapjen e hetimeve për çështjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë ceke CEZ, Leskaj thotë se është njohur vetëm nga mediat dhe nuk ka një koment.
Sipas tij zgjidhja me mirëkuptim e çështjes CEZ, për të hequr dore nga arbitrazhi, nuk ka mbrojtur interesat e vendit dhe i ka kushtuar vendit një dem ekonomik prej 479 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY