Zbulohet afati, Turqia ndërton 500 shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti...

Zbulohet afati, Turqia ndërton 500 shtëpitë për banorët e prekur nga tërmeti brenda këtij viti

148
0
Shares

Të 500 banesat që do të ndërtohen nga shteti turk në Laç dhe Thumanë do të përfundojnë brenda muajit korrik të këtij viti.

Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një konference me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum tha se projekti përbën risi nga ana teknologjike dhe shkon përtej ndërtimit të emergjencës.

Arben Ahmetaj: Puna për rindërtimin ka filluar. Projekti mendohet të jetë rreth 500 banesa për qytetarët që kanë humbur shtëpitë në zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komerciale dhe dy ambiente të rëndësishme publike. Jemi duke folur për shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës

Shqipëria ka qënë gjithmonë në fokus së Presidentit Erdogan, u shpreh ministri Murat Kurum teksa tha se ndërtimi i banesave është një detyrë ndaj vëllezërve shqiptarë.

Murat Kurum: “U munduam të ishim krah vëllezërve shqiptarë. Kemi ofruar ndihma, jemi mundur të përballojmë nevojat për çadra dhe ushqime. Perveç kërkesave urgjente presidenti Erdogan për të plotësuar nevojat për strehim ka premtuar ndertimin e 500 banesave. Ne e kemi filluar menjëherë këtë proces. Banesat do të përshtaten me kulturën tuaj të jetesës dhe synojmë t`i përfundojmë brenda 6 muajsh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY