‘Qeveria e ardhshme nuk do të jetë e papërgatitur’, Basha: Eksperienca italiane...

‘Qeveria e ardhshme nuk do të jetë e papërgatitur’, Basha: Eksperienca italiane e Mbrojtjes Civile vjen në Shqipëri

89
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë nga Italia se ka rënë dakort me Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile italiane që eksperienca e tyre të transferohet edhe në Shqipëri ku thekson se do të shërbejë për trajnimin e emergjencave civile shqiptare.

Ai zotohet se qeveria e ardhshme me PD nuk do të jetë e papërgatitur përballë tërmeteve, parmbytjeve apo fatkeqësive të tjera natyrore që godasin vendin.

Bashkë me drejtuesit e Emergjencave Civile Italiane, sot kemi rënë dakort që përvoja e tyre e jashtëzakonshme të transferohet edhe në Shqipëri për të trajnuar ekipet shqiptare: është zotimi im që qeveria e ardhshme të mos gjendet më e papërgatitur para fatkeqësive natyrore.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 10 janvier 2020

FJALA E LULZIM BASHËS

Përshëndetje të dashur miq,

Ju përshëndes nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali ku jam mirëpritur nga autoritetet italiane.

Dua të falënderoj Guvernatorin e Rajonit, deputetët italianë dhe drejtorin e Qendrës së Mbrojtjes Civile për një pritje shumë miqësore dhe jashtëzakonisht frytdhënëse gjatë ditës së sotme.

Ne sapo kemi përfunduar një prezantim këtu në Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile ku janë shpjeguar në detaje kapacitetet e kësaj qendre për përgjigjen e menjëhershme në nevojë të viktimave të fatkeqësive natyrore; nga tërmetet tek përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore, vlerësimin e dëmeve pa vonesë, rikthimin e banorëve në objektet e parrezikuara dhe nisjen e punës për rikuperimin e dëmeve.

Është me të vërtetë një përvojë mbresëlënëse. Ia vlen të theksoj që përvoja e kësaj qendre operative të Mbrojtjes Civile, siç quhet në Itali, e emergjencave civile është një nga 20 qendrat, por është ajo që konsiderohet më e suksesshmja dhe në fakt përvojat e saj të suksesshme kanë shërbyer si manual për të gjithë emergjencat civile të Italisë.

Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje, që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve, për të vlerësuar dëmet e çdo fatkeqësie natyrore pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur, të trajnuar me mjete të mjaftueshme dhe pastaj për të vepruar menjëherë për të riparuar këto dëme si dhe për të strehuar gjatë kohës së riparimit të gjithë personat e prekur nga fatkeqësia natyrore.

Prezantimi që është bërë dhe do të vazhdojë pas pak minutash edhe në qendrën e përbashkët operative të të gjithë institucioneve që marrin pjesë si dhe në vizitën që më është rezervuar në bazën e mjeteve të emergjencave civile, është me të vërtetë mbresëlënës, por akoma më i kënaqur jam nga fakti se, edhe nga pozita e Kryetarit të opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike, sot kam gjetur tek Ministri italian, jo vetëm një gatishmëri totale për të ndarë me mua dhe ekipin tim përvojat e tyre, por edhe një gatishmëri totale për të na qëndruar pranë në ndërtimin e një instrumenti të emergjencave civile që do t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve, banorëve të Shqipërisë sa herë që të jetë e nevojshme dhe për këtë dua të theksoj sot se do të veprojmë shpejt, pa asnjë vonesë, në mënyrë konkrete që Shqipëria të ketë jo në letër, por një përgjigje të menjëhershme ndaj fatkeqësive natyrore, të ketë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirë trajnuar, e mirë pajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë. Edhe BE ka shprehur interesin për të investuar diçka të tillë dhe nuk ka fat më të mirë se sa ta marrim këtë përvojë nga qendra më e mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia Giulia.

Dua të shpreh mirënjohjen time.

Shumë prej personelëve të kësaj qendre kanë qenë të pranishëm në momentin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ditëve më vonë. U kam shprehur falënderimet e mia besoj edhe në emër të të gitë ju dhe në veçanti të familjeve të prekura, dhe më e rëndësishmja, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme të kthehet në një shkollë të vërtetë me emergjencat tona civile në momentin më të parë, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët kurrë më mos të vuajnë pasojat e dështimit qeveritar dhe neglizhencës njerëzore, pas pasojave të fatkeqësive natyrore.

Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.

Ky është objektivi, ky është qëllimi dhe ky është zotimi im sot nga Qendra Operative e Emergjencave Civile Friuli-Venezia Giulia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY