HISTORIA/ Romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën

HISTORIA/ Romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën

60
0
Shares

Një çift nga SHBA është kurorëzuar në martesë një vit pas takimit të tyre të pazakontë.
Heather Krueger ishte 25 vjeçe kur u diagnostikua me sëmundje të rëndë në mëlçi. Mjekët i thanë asaj se kishte më pak se 50%  shanse për të jetuar dhe vetëm pak kohë.
Heather kishte “luftuar” për të gjetur një donator që të realizonte transplantin e mëlçisë në mënyrë që t’i shpëtonte vdekjes.
Shumë persona u testuan, por asnjëri nuk i plotësonte tre kushtet thelbësore: të qenit në gjendje të mirë shëndetësore, të kishte grupin e njëjtë të gjakut dhe madhësi të njëjtë të mëlçisë.
Chris Dempsey ishte një ndër ata të cilët iu nënshtrua testimit. Ai kishte dëgjuar një nga kolegët se kushërira e tij kishte nevojë për një transplantim të mëlçisë.
Pasi Chris u testua, Heather gjeti jo vetëm personin që i shpëtoi jetën por edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Operacioni i transplantit zgjati më shumë se 8 orë, Chris i dhuroi Heather gjysmën e mëlçisë dhe gjithçka shkoi mirë. Chris dhe Heather nuk ishin takuar kurrë më parë.
Pasi shëndeti i tyre u përmirësua marrëdhëniet mes Heather dhe Chris u thelluan.
Ata deklaruan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin përpara se t’i nënshtroheshin operacionit, por nuk kishin guxuar të flisnin për këtë duke menduar se kjo do të ishte e çuditshme.
Krueger tha se Chris i kishte thënë se nuk i detyrohej asgjë për këtë veprim mjaft human nga ana e tij.
Por më vonë ata kuptuan se mes tyre kishte diçka që shkonte përtej kësaj. Nisur nga kjo ndjenjë e veçantë që po përjetonin të dy, Chris i propozoi për martesë gjatë një darke romantike.
222-2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY