KËRKESA/ Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend, PD thërret urgjent Konferencën e...

KËRKESA/ Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend, PD thërret urgjent Konferencën e Kryetarëve

55
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Kuvend një kërkesë për thirrje urgjente të Konferencës së Kryetarëve pas pengimit seancave dëgjimore në dy Komisione Parlamentare.
Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Mediave dhe Edukimit u penguan sot nga deputetët e mazhorancës për të zhvilluar dy seanca dëgjimore, përkatësisht me gazetaren Alida Tota mbi censurën në media duke i kushtuar asaj largimin nga detyra si drejtore Informacioni pranë një televizioni si dhe seanca dëgjimore me ministrin e Shëndetësisë.
Grupi Parlamentar i PD kërkon marrjen e masave nga Kuvendi për cenimin e së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës së tyre.
“Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri ndaj Partia Demokratike do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve që ky veprim të mos përsëritet në të ardhmen”, bënë të ditur PD.
kerkesa e protokolluar ne kuvend

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY