Plagoset një polic në Dibër, u godit nga dy persona, detajet e...

Plagoset një polic në Dibër, u godit nga dy persona, detajet e para nga ngjarja

188
0
Shares

Një polic me inicialet B.Z, ka mbetur i plagosur nga dy persona. Policia bën me dije se polici dyshohet se është sulmuar nga dy persona me mjet prerës. B.Z, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është kapur menjëherë nga uniformat blu R.M, dhe është shoqëruar në komisariatin e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta,  dyshohet se shtetasit R.M,  dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës,  shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe  të Komisariatit të Policisë Dibër,  po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY