Kushton mbi 10 mijë $, ky është snajperi me të cilin u...

Kushton mbi 10 mijë $, ky është snajperi me të cilin u ekzekutua Kastriot Reçi në Rrëshen

599
0
Shares

Një plumb i vetëm i mjaftoi autorit për ta çuar në fund ekzekutimin e 47-vjeçarit i cili u godit në zemër. Arma në foto është snajperi i përdorur për të vrarë Kastriot Reçin paraditen e së martës në qytetin e Rrëshenit.

Arma është tepër e sofistikuar dhe kjo tregon për rëndësinë që i kanë kushtuar porositësit vrasjes. Sikurse shihet në foto, arma është e pajisur edhe me silenciator dhe dylbi. Në fakt është një pushkë e çmontueshme e përbërë nga dy pjesë. Snajperi është i një kalibri të lartë, dhe sipas ekspertëve kriminalistë, qitësi ka qenë profesionist.

Çmimi i tyre fillon nga 10 mijë dollarë në varësi të pajisjeve që i shtohen. Qitja është kryer nga një pallat 9-katësh në Rreshen, në një distancë prej 200 metrash me lokalin e Reçit.

Kujtojme se gazetari i njohur Artan  Hoxha tha se autori që kreu vrasjen, “ka vepruar me saktësi kirurgjikale”, duke shtuar se “goditje të tilla nuk i bëjnë dot as Forcat Speciale të Policisë së Shtetit”.

Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël. Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë. Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëmë të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta reazlizojnë me përpikmëri.

Sot kemi një ekzekutor që hyn në skenën e krimit i cili mund të ketë përdorur disa veshje edhe pse këtë nuk e dimë me saktësi. Lënia e armës në vendin e ngjarjes ka ndodhur sepse arma e ekspozonte gjatë largimit. Kostoja e një krimi është mundësia që ke për ta realizuar një vrasje, të gjesh qitës të këtij niveli ka një kosto shumë të madhe. Nuk gjendet një snajper kaq lehtë. Viktima e Rrëshenit ruhej, lëvizjet e tij ishin të kufizuara që në momentin e ekzekutimit të vëllait të tij në Romë”, tha gazetari Artan Hoxha në abcnews.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY