Dëbimi i Harun Çelik, eurodeputetja letër Ramës: Duam detaje mbi procedurat e...

Dëbimi i Harun Çelik, eurodeputetja letër Ramës: Duam detaje mbi procedurat e azilit

134
0
Shares

Eurodeputetja rumune Ramona Strugariu, i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama në lidhje me procedurat e ndjekura nga shteti shqiptar mbi ekstrafimin e mësuesit turk Harun Çelik.

Eurodeputetja kërkon të dijë me saktësi të gjithë procedurën e ndjekur në dëbimin dhe më tutje ekstradimin e Harun në Turqi, në një kohë kur, siç vë në dukje Strugariu, jeta apo edhe liria e mësuesit mund të rrezikohej në vendin e origjinës.

Eurodeputetja vë në dukje se Shqipëria është e pajisur me ligje të përafërta me ato të BE-së mbi këtë çështje dhe kësisoj ajo kërkon të dijë nëse autoritetet shqiptare i kanë dhënë të drejtën e kërkimit të azilit dhe një procesi të rregullt mbi këtë çështje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY