EMRI/Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit

EMRI/Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit

90
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Në Elbasan është djegur mjeti i një punonjësi policie. Mjeti tip Volkswagen ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan dhe është në pronësi të shtetasit E.Gj.

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të Edvin Gjylit, punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan.

Dyshohet se persona me precedent penalë i kanë vendosur flakën qëllimisht automjetit të tij. Edvibn Gjyli është ish- inspektori i Krimeve të Rënda i cili u pezullua për shkak të rrjedhjes së informacionit për arsenalin e zbuluar disa muaj më parë në Papër të Elbasanit.

Njoftimi

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY