Vjen ambasadori i ri italian në Shqipëri: Na presin muaj me aktivitete...

Vjen ambasadori i ri italian në Shqipëri: Na presin muaj me aktivitete te shumta

73
0
Shares

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri i cili zëvëndëson Alberto Cutillo i cili ishte ambasadori italian në Shqipëri prej nëntorit të 2015. Lajmin e bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook si dhe ambasada italiane në Shqipëri.

Bucci ka dhënë dhe një mesazh para mbërritjes në Shqipëri ku ka thënë se e presin muaj të tëra me angazhime dhe aktivitete në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin.”- thotë Fabrizio Bucci përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fabrizio Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Europian në Ministrinë e Jashtme Italiane. Ai u miratua nga Senati italian më 17 dhjetor dhe pritet vetëm të paraqesë letrat kredenciale tek Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY