Lideri Suprem i Iranit sulmon edhe Shqipërinë: Një vend i vogël dhe...

Lideri Suprem i Iranit sulmon edhe Shqipërinë: Një vend i vogël dhe i mprapshtë që po komploton kundër Iranit

167
0
Shares

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei  ka mbajtur një fjalim në një sallë ku ishin të pranishëm ushtarakët dhe politikanët më të lartë iranianë gjatë të cilit ka sulmuar edhe Shqipërinë edhe pse nuk ja ka përmendur emrin.

Duke u nisur nga fakti se në vendin tonë strehohen rreth 3200 anëtarë të opozitës iraniane në mërgim, MEK, ai e ka rreshtuar vendin tonë në ato shtete që së bashku me armikun e tyre të madh SHBA, po komplotojnë kundër Iranit.

“Një vend evropian shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë, ka bërë komplot me Shtetet e Bashkuara dhe tradhtarët e MEK, kundër Iranit”, deklaroi Khamenei.

Këto kërcënime, edhe për Shqipërinë, vijnë pas vrasjes nga SHBA  të Qassem Soleimanin, komandant i trupave QUDS, të cilat kanë planifikuar më herët për të kryer operacione terroriste në Shqipëri por që janë parandaluar, siç ishte edhe rasti i sulmit të mbetur në tentativë në mars të vitit 2018 në kryegjyshatën botërore në Tiranë, ditën e Novruzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY