Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë Euro për rastin Harun Çelik

Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë Euro për rastin Harun Çelik

111
0
Shares

Raporteri gjerman i KIE-S tha sot se Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë Euro për rastin Harun Çelik.

Raporteri për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andre Hunko (Gjermani) i pyetur për rastin e shtetasit turk Harun Çelik të cilin policia shqiptare e dorëzoi tek policia turke në aeroportin Nënë Tereza u përgjegj: Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera.

Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person.

Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani”, tha Hunko.

“Ne mbajtëm shënim ekstradimin shqetësues të z Harun Çelik në Turqi dhe po monitorojmë situatën Sipas Konventës Europiane për Ekstradimin nuk mund të ketë ekstradim për çështje politike Shtetet antare si Shqipëria kanë detyrimin të respektojnë të drejtat e njeriut të personave në territorin e tyre.

Një ekstradim në një shtet ku procesi i duhur gjyqesor është të paktën i dyshimtë nuk është në përputhje me detyrimet. “, tha raporteri gjerman i KiE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY