‘Venecia’ në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit, Presidenca shumë pozitive: Jeni të...

‘Venecia’ në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit, Presidenca shumë pozitive: Jeni të mirëpritur

96
0
Shares

Presidenca si gjithmone e pershendet zbarkimin e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri pas kërkesës së Kuvendit për të dhënë një opinion lidhur me përplasjen mes Kreut të Shtetit dhe KED-së për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!” shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Në Shqipëri delegacioni pritet që të vijë në fillim të muajit shkurt. Ndërkohë që edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Theksojmë që përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.  Socialistët pretendojnë se kreu i shtetit shkeli Kushtetutën me mosdekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY