‘Jam në burg se jam nga Tropoja’, Arbër Çekaj përplaset me prokurorin...

‘Jam në burg se jam nga Tropoja’, Arbër Çekaj përplaset me prokurorin Kondili, pezullohet seanca

180
0
Shares

Ka nisur me debate seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën Speciale Kundër Korrupsionit. I pandehuri Çekaj e ka nisur me përplasje dhe akuza seancën për prokurorin Edvin Kondili, që sipas tij po e sulmon në mënyrë personale, vetëm prej faktit se ai është nga Tropoja.

“Nuk vazhdoj më me prokurorin Kondili, ai e ka personale me mua. Unë jam proceduar vetëm për shkak të mbiemrit. Prokurori Kondili ka manipuluar provat dhe ka përhapur lajme të pavërteta. Jam në burg se jam nga Tropoja, i cili nuk i pëlqen prokurorit. Unë nuk dua ta lëndojë as prokurorinë dhe as familjen e tij”, është shprehur Çekaj në seancë.

Ndërkohë që Çekaj ka ngritur dhe një padi në drejtim të Kondilit, për të cilin kërkon që të përjashtohet nga çështja.

Ndërkohë që nuk ka vonuar as reagimi i prokurorit Kondili, i cili është shprehur se kërcënimet nuk e frikësojnë.

“Kërcënimet e tua të fshehta nuk t’i këshilloj dhe nuk më frikësojnë”, është përgjigjur Kondili, ndërkohë që nuk ka munguar as ironia e Çekajt, i cili ka kërkuar që të merret një prokuror nga Serbia për çështjen e tij, në rast se nuk gjendet në vendin tonë.

Avokati Maks Haxhia i kërkoi gjykatës pezullim të procesit derisa të shprehet KLP për largimin e prokurorit Kondili. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Seanca gjyqësore është shtyrë për në datën 23 janar, ndërkohë është rrëzuar kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY