DETAJE/Bashkëshortja e Reçit shtatzënë, autori i veshur si grua e priti 5...

DETAJE/Bashkëshortja e Reçit shtatzënë, autori i veshur si grua e priti 5 orë që ta qëllonte me snajper

391
0
Shares

Kastriot Reçi, 47-vjeçari i cili u ekzekutua ditën e djeshme në qendër të Rrëshenit me snajper nga një distancë 150 metra nga tarraca e një pallati, ishte baba i një djali 4 vjeç dhe gruaja e tij ishte shtatzanë.

Fill pas ngjarjes së rënde, bashkëshortja e Reçi, u mor në pyetje në polici për të zbuluar detaje të reja mbi pistën e vrasjes dhe nëse kishte pasur kërcënime paraprake.

Raportohet se autori ka qenë i veshur si grua dhe e ka pritur Reçin për rreth pese orë në tarracën e pallatit për ta qëlluar. Ndërkohë  përveç snajperit, është gjetur dhe një kapuç i zi, i cili është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike.

Pista kryesore për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi në vitin 2017 në Itali është vrarë vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi.

Kastriot Reçi ka edhe tre vëllezër të tjerë Tonin Reçin, Martin Reçin dhe Alfred Reçin. Dyshohet se vrasja e Reçit ka ardhur pas një seri vrasjesh të lidhura me pazaret e drogës, dhe është e 5 në listë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY