DESHMIA/Vëllai i Kastriot Reçit tregon çfarë ndodhi: Nuk dëgjova zhurma, sa hyra...

DESHMIA/Vëllai i Kastriot Reçit tregon çfarë ndodhi: Nuk dëgjova zhurma, sa hyra në lokal njerëzit filluan të bërtisnin

152
0
Shares

Vëllai i Kastriot Reçit, biznesmenit 47-vjeçar që u vra dje me snajper në Rrëshen ka treguar dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku dhe ai vetë ishte dëshmitar.

Bëhet fjalë për një prej 7 vëllezërve Reçi, i cili ka qenë bashkë me 47-vjeçarin por ishin ndarë vetëm disa sekonda. Ai ka rrëfyer se e ka gjetur vëllain të shtrirë përmbys dhe nuk ka pasur shumë gjak, ndaj e kanë dërguar menjëherë në spital por aty është konstatuar se kishte ndërruar jetë në vend. Plumbi, siç tregon ai ka qenë mes shpatullave.

“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin. Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllain të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer për të afërmit vëllai i viktimës.

Disa persona janë marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit.  47-vjecari është qëlluar me snjaper nga një distance 150 metra.

Personat janë marrë në pyetje, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Policia vijon kontrollet në zone në lidhje me autoret, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY