FOTO/Zbulohet nga cilët shtete ishin viktimat e avionit ukrainas, ambasada: Jo akt...

FOTO/Zbulohet nga cilët shtete ishin viktimat e avionit ukrainas, ambasada: Jo akt terrorist, por defekt në motor

159
0
Shares

Një avion “Boeing 737” është rrëzuar 2 minuta pasi ishte ngritur në fluturim në aeroportin “Imam Khomeini” në Teheran, ku konfirmohet se kanë humbur jetën të gjithë personat që ishin në bord, 167 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit (176 viktima).

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:42, rreth një orë pas sulmit ndaj bazave amerikane nga Irani, megjithatë, ambasada Ukrainase në Iran ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt teknik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka konfirmuar se në bord kanë qenë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 shtetas britanikë, fatkeqësisht të gjithë kanë humbur jetën.

Informacionet i ka konfirmuar gjithashtu edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Ukrainës, raporton “The Guardian”, duke thënë se 11 shtetas ukrainas vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani ukrainas në Iran, përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë urgjente, raporton Reuters, “Ukrainian International Airlines” tha se po pezullonte fluturimet për në Teheran të planifikuara për një afat të pacaktuar dhe se avioni i rrëzuar kishte ditën e kontrollit të planifikuar të hënën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY