BalkanWeb” publikoi ditën e sotme denoncimet e shumë qytetarëve, të cilët po përballen prej ditësh me një situatë anormale. Videot tregojnë tensionet në aeroportin e Rinasit, teksa qytetarët që do të udhëtonin me linjën ajrore Ernest përplasen me policinë.
Të mbetur pa asnjë zgjidhje prej orësh, pasagjerët kërkojnë të udhëtojnë, pasi duhet të paraqiten në punë, por policia shqiptare iu sqaron se kompania ka falimentuar, madje edhe i shtynë ata, që të largohen.
Debatet mes qytetarëve dhe policëve:
Qytetarja: Kam tre ditë që pres. A jam njeri i shtetit, a s’jam.
Qytetarja: Unë të hap rrugën? Bëj punën.
Polici: Unë po e bëj punën, e bëj për familjen time.
Qytetarja: Bjere Edi Ramën këtu, se ne i japim votën. Puna më ka ikur atje, kush pyet për mua.
Polici: Nuk ka lidhje shteti fare.
Qytetarja: Si s’ka lidhje shteti.
Qytetari: Jam nënshtetas i huaj. Nuk keni të drejtë të prekni persona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/