Fëmija mbeti viktimë e produkteve të saj, IKEA i paguan dëmshpërblimin marramendës...

Fëmija mbeti viktimë e produkteve të saj, IKEA i paguan dëmshpërblimin marramendës familjes

145
0
Shares

Gjiganti suedez i mobilimit IKEA ra dakord për të paguar 46 milionë dollarë kompensim për prindërit e dyvjeçarit, Jozef Dudek, i cili vdiq i mbytur në raftin e një komodine, në vitin 2017, në Kaliforni.

Sipas avokatëve, ky është kompensimi më i madh i dhënë për vdekjen aksidentale të një fëmije në SHBA.

Djaloshi 2 vjeçar, Jozef Dukde, vdiq në maj të vitit 2017 pasi mbi të ra dollapi i modelit “Malm”, i prodhuar nga kompania suedeze. Ngjarja kishte ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Kjo orendi, e cila peshon 32 kilogramë, ishte tërhequr nga tregu një vit më parë për shkak të shqetësimeve për sigurinë, ndërsa dyshohet se tre fëmijë të tjerë kanë vdekur për të njëjtën arsye.

Sipas BBC, Prindërit e fëmijës së vdekur, Joleen dhe Craig Dudek, thanë se ishin të shkatërruar nga humbja e djalit dhe u zotuan se do t’i dhurojnë një milion dollarë të dëmshpërblimit për grupet që i mbrojnë fëmijët nga produktet e rrezikshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY